varak
Appearance
VARAK m.
- 1. Pluhur shumë i imët (zakonisht prej bakri, prej plumbi, prej alumini etj.), në ngjyrë të arit a të argjendit, i përzier me vaj, me benzinë etj., që përdoret si bojë për të lyer orendi prej metali a prej druri, për të zbukuruar sende të ndryshme, për shtypshkrime etj. Varak i bardhë (i verdhë). Titull me varak. Mbishkrime me varak. Lyej me varak.
- 2. Letër shumë e hollë që lyhet me këtë pluhur dhe që përdoret për të mbështjellë sende të ndryshme etj. Paketë me varak.