Jump to content

varëse

Nga Wiktionary

VARËSE f.

  • 1. Orendi e vogël prej druri a prej metali, e mbërthyer në mur, pas derës etj., që ka disa kunja a çengela, për të varur rrobat e sipërme; përdorëse prej druri ose prej lënde plastike, në trajtën e një trekëndëshi e me një grep sipër, që përdoret për të varur rroba në dollap etj. Varëse rrobash. E vuri në varëse. E hoqi nga varësja.
  • 2. Varg a zinxhir, zakonisht prej ari ose prej argjendi, që e varin gratë në qafë për zbukurim. Varëse e artë.