vangjush mio

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Vangjush Mio (1891-1957) konsiderohet peizazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit të XX-të. U lind në Korçë dhe në vitin 1908, së bashku me të vëllanë shkoi në Bukuresht të Rumanisë ku në vitin 1915 studioi në shkollën kombëtare të arteve të bukura. E mbaroi arsimimin aty në vitin 1919. Po atë vit, hapi ekspozitat e tij të para personale, fillimisht në Bukuresht dhe më pas në Korçë, kjo e fundit ndoshta ekspozita e parë e artit figurativ në Shqipëri. Nga viti 1920 deri në 1924 studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe në vitet 20 udhëtoi në të gjithë Italinë. Mio ishte admirues i madh i artit realist dhe impresionizmit italian të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të. Kur u kthye në Korçë, qyteti më i kulturuar dhe më i zhvilluar i asaj kohe në Shqipëri, ai krijoi shoqatën e arteve të bukura dhe në raste të ndryshme ekspozoi punimet e tij, duke u kthyer në një nga piktorët më të famshëm shqiptarë të asaj periudhe. Nga viti 1934, ai ishte gjithashtu mësues vizatimi në liceun francez të qytetit. Mbi 400 piktura të tij ruhen në muze dhe galeri arti në Tiranë dhe Korçë, veçanërisht në shtëpinë e tij në Korçë, e cila tashmë shërben si muze. Ai kujtohet veçanërisht për peizazhet: vezullimin e plepave nën diellin vjeshtor me ujërat e liqenit të Ohrit dhe fushat e Korçës të mbuluara me borë nën dritën e diellit dimëror. http://www.albanianart.net/painting/mio/mio_al.html


Vangjush Mio (1891-1957) konsiderohet peizazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit të XX-të.]]