Jump to content

vandak

Nga Wiktionary

VANDAK m.

  • 1. Grumbull sendesh të lidhura së bashku si deng; barrë jo e madhe me bar, me dru etj. sa mund ta mbartë një njeri në krahë a sa një anë kali. Një vandak bar (dru, kashtë). Një vandak me letra. E bëri (e lidhi) vandak.
  • 2. Shumicë, diçka e madhe në sasi a në vëllim. Kishte letër me vandakë.
  • 3. përd. ndaj. Lidhur si deng; grumbull. I vuri librat vandak. I kishte shkresat vandak.
  • Vandak me bezga mospërf. shih te BEZG/Ë,~A.