Jump to content

valerianë

Nga Wiktionary

VALERIANË f. bot.

  • 1. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë, me gjethe të zgjatura e të dhëmbëzuara, me lule të bardha ose të trëndafilta në trajtë tufe, që rritet në livadhe, në pyje etj. dhe që ka një rizomë të shkurtër me rrënjë të holla e të degëzuara, e cila përdoret në mjekësi. Rrënjët e valerianës.
  • 2. farm. Bar që përgatitet nga rrënjët e nga rizoma e kësaj bime dhe që përdoret si qetësues kundër sëmundjeve të zemrës, kundër etheve etj. Piu valerianë.