valëzim
Appearance
VALËZIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VALËZOJ, VALËZOHET. Valëzimi i detit. Valëzimi i reve.
- 2. Përkulje në trajtën e valëve; diçka që ka trajtën e valëve; valë. Valëzimet e ujit (e kallinjve) e turmës. Valëzimet e tokës. Valëzimet e llamarinës. I dha valëzim. E zbukuroi me valëzime.