Jump to content

vakët

Nga Wiktionary

VAKËT mb.

  • 1. Që është pak i ngrohtë, që është ngrohur pak; që ngroh pak, që ka pak ngrohtësi. Ujë (qumësht) i vakët. Diell i vakët. Mot i vakët. Erë e vakët. Natë e vakët.
  • 2. fig. Që nuk ka gjallëri, shkathtësi e zell, jo i gjallë, i ngathët, i mefshtë; që nuk të lë ndonjë gjurmë a mbresë, që as të ngroh e as të ftoh; që bëhet mjaft ngadalë, që nuk sjell ndonjë zgjidhje të shpejtë e të frytshme. Jetë e vakët. Mbledhje e vakët. Fjalë të vakëta. Biseda të vakëta. Deklaratë e vakët. Mbresa të vakëta. Vështrim i vakët. Qenë të vakëta punët.
  • E mban me ujë të vakët (të ngrohtë) shih tek UJ/Ë,~I.