Jump to content

vajtoj

Nga Wiktionary

VAJTOJ kal. dhe jokal.

  • 1. Qaj me zë e me ligje një të vdekur, bëj vaj. Vajtonin të vdekurin (trimin). Gratë vajtonin.
  • 2. fig. Pikëllohem thellë për një fatkeqësi, për diçka të humbur a për fatin e dikujt dhe e shpreh këtë me fjalë etj., qaj. Vajton për fatin e dikujt. Vajtonte të kaluarën.