vagëlloj

Nga Wiktionary

VAGËLLOJ jokal.

  • 1. Shoh me sy gjysmë të mbyllur; nuk shoh mirë nga sytë.
  • 2. kal. Hap e mbyll sytë, kapsallit. Vagëllonte sytë nga lakmia.
  • 3. vet., veta III. Jep një dritë të zbetë, është duke u shuar a duke e humbur dritën, ndrit si një mjegull; sapo nis të zbardhëllejë; duket si nëpër mjegull. Vagëllojnë yjet. Vagëllonte kandili. Vagëlloi mëngjesi (drita). Vagëllonin malet tej në horizont. Vagëllonte liqeni.
  • 4. kal. vet. veta. III. Bën që të humbasë dritën e shkëlqimin; e errëson, e dobëson. Lotët ia vagëlluan shikimin.
  • 5. kal. fig. Bëj që të humbas qartësinë, forcën etj.; e errësoj. Tronditja ia vagëlloi mendimet.