vëzhgues

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VËZHGUES m.

  • 1. Ai që vëzhgon dikë a diçka. Vëzhgues i vëmendshëm.
  • 2. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka, ai që bën vëzhgime në një fushë të caktuar të veprimtarisë a që ndjek çështje të caktuara. Vëzhgues politik (ekonomik, diplomatik, ushtarak, shkencor). Marr pjesë si vëzhgues.
  • 3. Ai që është ngarkuar të bëjë komentet në një gazetë a revistë për çështje të caktuara. Komenti i vëzhguesit. Siç vënë në dukje vëzhguesit e gazetave...

VËZHGUES mb.

  • 1. Që ka aftësinë për të vëzhguar e për të vënë re hollësi të vogla të ngjarjeve, të dukurive etj.; që depërton në gjërat, depërtues; i mprehtë. Njeri vëzhgues. Shikim (vështrim) vëzhgues. Me sy vëzhgues.
  • 2. usht. I caktuar për të vëzhguar dikë a diçka, i ngarkuar të vëzhgojë. Pikë (kullë) vëzhguese. Aeroplan vëzhgues. Anije vëzhguese.