vëzhgim

Nga Wiktionary

VËZHGIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VËZHGOJ, VËZHGOHEM. Vëzhgimi i një dukurie. Pikë vëzhgimi. usht. Trupa vëzhgimi. usht. Aeroplan (anije) vëzhgimi. Ndërpres vëzhgimin.
  • 2. Ajo që është vënë re a që vëzhgohet; ajo që paraqitet me gojë ose me shkrim (në trajtën e një punimi të shkurtër) pas një shqyrtimi të vëmendshëm e sistematik; gjurmim, hulumtim. Vëzhgime shkencore (gjuhësore, historike, astronomike, meteorologjike). Vëzhgime mbi mënyrën e jetesës. Vëzhgime mbi pjesëzat në gjuhën shqipe.
  • 3. Kujdes; kontroll, mbikëqyrje. Është nën vëzhgimin e mjekut. Ishte nën vëzhgimin e kuesturës (e xhandarëve).