vështirësi

Nga Wiktionary

VËSHTIRËSI f.

  • 1. Të qenët i vështirë. Vështirësia e punës (e detyrës).
  • 2. Diçka që kërkon shumë mund, përpjekje a punë për ta bërë ose për ta arritur; pengesë që është e vështirë për t'u kapërcyer; gjendje e vështirë. Vështirësi të mëdha (të shumta). Vështirësi ekonomike. Vështirësitë e rritjes. Vështirësitë e natyrës (e motit). Vështirësitë në punë. Vështirësi në frymëmarrje (në gëlltitje). Has vështirësi. Ishte në vështirësi. Nxjerr (sjell) vështirësi. I kapërceu (i kaloi) vështirësitë. I përballuan vështirësitë. Nuk u dorëzuan para vështirësive.