vështirë

Nga Wiktionary

VËSHTIRË mb.

  • 1. Që kërkon shumë mund, përpjekje e punë për ta bërë, për ta kryer, për ta zgjidhur a për ta mësuar; i rëndë, i zorshëm; kund. i lehtë. Punë (detyrë) e vështirë. Problem i vështirë. Tekst i vështirë. Operacion i vështirë. Rol i vështirë. Gjuhë e vështirë.
  • 2. Që mund të kalohet me mundime e me vështirësi, që paraqit rreziqe; që kërkon punë të rënda, që të sjell mundime, vuajtje, shqetësime, etj. Kohë e vështirë. Ditë të vështira. Çast i vështirë. Gjendje e vështirë. Rrethana (kushte) të vështira. Jetë (jetesë) e vështirë. Rrugë e vështirë. E vuri në pozita të vështira. E ka të vështirë është a ndodhet në vështirësi.

3. Që kërkon shumë punë e kujdes për ta edukuar a për të ndikuar tek ai; kokëfortë; i prapë. Njeri i vështirë. Me karakter të vështirë.

  • 4. edhe fig. I pështirë. Ilaç i vështirë. Njeri i vështirë.

VËSHTIRË as.

  • 1. Të pështirë. Më ngjall (më shkakton) të vështirë. Më vjen të vështirë kur e shoh.

VËSHTIRË ndajf.

  • 1. Me shumë mund a përpjekje, duke u lodhur shumë, me vështirësi; kund. lehtë. Është vështirë. E patëm vështirë. S'është dhe aq vështirë.
  • 2. përd. kallëzues. Është e vështirë, zor. Vështirë të kthehet sonte. Vështirë të gjendet në shtëpi. Vështirë se e bën.