vërtitem
Appearance
VËRTITEM vetv.
- 1. Sillem rreth vetes a rreth diçkaje, vij rrotull, rrotullohem. U vërtit një herë (dy herë...). Mezi vërtitet. Toka vërtitet rreth Diellit. Vërtitet rreth boshtit të vet.
- 2. Kthehem nga njëra anë në tjetrën (nga dhembjet, nga shqetësimi etj.), rrotullohem andej e këtej. Vërtitej në shtrat. Vërtitej sa në njërën anë në anën tjetër.
- 3. Endem andej e këtej, sillem poshtë e lart në një vend a në një hapësirë të kufizuar, vij rrotull. Vërtiteshin aeroplanët. Vërtitej nëpër dhomë. Vërtitej nëpër pazar. U vërtit nëpër pyll. Vërtitej poshtë e lart. U vërtit gjithë ditën. Vërtitej si kali në lëmë. Vërtitej si qen rrugësh.
- 4. I vij rrotull dikujt; i rri gati a pranë dikujt. I vërtitej asaj.
- 5. vet. veta III fig. Gjendet afërsisht tek e njëjta pikë, shkon a lëkundet midis dy caqeve të afërta. Temperatura vërtitej rreth zeros. Përqindja vërtitej nga dhjetë deri njëzet.
- 6. fig. Flas gjithnjë rreth një çështjeje, kthehem gjithnjë po aty. Biseda u vërtit rreth ndeshjes së djeshme. Vërtitej po aty.
- 7. fig. bised. Ndryshoj shpejt e me shkathtësi sjelljen a veprimet sipas rrethanave; i shmangem me dredhi përgjigjes së drejtë a diçkaje tjetër; veproj me dredhi. S'e lanë të vërtitej si t'i donte qejfi.
- 8. Pës. e VËRTIT 1, 2.
- Vërtitet rreth poçit shih te POÇ,~I.