vërtit

Nga Wiktionary

VËRTIT kal.

  • 1. E sjell rrotull dikë a diçka, e sjell rreth vetes a rreth boshtit të vet, e rrotulloj. Vërtit timonin e makinës. Vërtit rrotën e mullirit.
  • 2. bised. E sjell a e sorollat dikë andej e këtej pa i mbaruar punë; e bëj dikë të veprojë sipas urdhrave a sipas dëshirave të mia. E vërtiti shumë gjersa ia zgjidhi punën.
  • 3. fig. bised. Ndryshoj shpejt e me shkathtësi sjelljen e veprimet në përputhje me rrethanat, nuk e mbaj atë që kam thënë a kam vendosur më parë, nuk i qëndroj fjalës, e dredh. E vërtiti fjalën (bisedën, gjuhën). E vërtiti punën.
  • 4. fig. bised. E rregulloj një punë në rrugë të tërthorta; mbuloj një gabim a veprim të gabuar me shkathtësi e me dredhi. Diti ta vërtiste. S'e lanë ta vërtiste si donte vetë.
  • E vërtit nëpër mendje diçka mendoj shumë për diçka, vras mendjen.