vërtetoj
Appearance
VËRTETOJ kal.
- 1. Pohoj se diçka është e vërtetë a e saktë, pasi e kam shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi, me prova etj. vërtetësinë ose saktësinë e diçkaje; tregoj se diçka është plotësisht e vërtetë dhe e saktë, e gjej vërtet si është puna. Vërtetoj një tezë. E vërtetoi me shkrim (me fakte, me prova). E vërtetoi dyshimin (diagnozën). E vërteton shkenca. E ka vërtetuar jeta (historia).
- 2. Tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë, duke e nënshkruar. Vërtetoj shkresën (dokumentin, faturën).
- 3. mat. Provoj vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike, arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar. Vërtetoj një teoremë.