Jump to content

vërtet

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Mbiemër

[redaktoni]

vërtet kal. bised.

  • shih VËRTETOJ 1.

VËRTET

I. ndajf.

  1. Me të vërtetë, ashtu sikurse është në të vërtetë, në mënyrë të tillë që asnjeri nuk dyshon; me siguri. Vërtet, ashtu është. Vërtet, kjo është shumë e ngutshme. Do të vijë vërtet. E tha vërtet apo jo?
  2. Me gjithë mend, seriozisht, me të vërtetë. Vërtet thua? Vërtet e ke? S'e ka vërtet.
  3. si fj. ndërm. Është e vërtetë, me të vërtetë, të themi të vërtetën, ç'është e vërteta. Puna, vërtet, të lodh, po të jep kënaqësi të madhe. Vërtet, e vonoi ca, po e ka bërë shumë të bukur.

II. pj.

  1. Përdoret në fjali për të miratuar diçka ose për të përforcuar atë që është thënë. Ishte vërtet shumë i zoti ai. Çështja ishte vërtet e rëndësishme. U gëzova vërtet kur e pashë. Vërtet e mbaroi?
  2. Përdoret kur shprehim çudi, dyshim, mosbesim, ironi etj; - Erdhi ajo. - Vërtet?
  • Vërtet që ... megjithëse.