vënë
Appearance
VËNË mb.
- 1. Që nuk është natyror, që është vënë nga njeriu; artificial. Dhëmbë të vënë. Flokë të vënë. Një sy e ka të vënë.
- 2. Që është sjellë diku nga një vend tjetër, që s'ka qenë më parë aty, i hedhur. Dhe i vënë.
- 3. I mbjellë zakonisht me fidan, që nuk ka mbirë vetë në atë vend nga fara. Duhan i vënë. Pemë të vëna.
- 4. bised. Që është kursyer e është grumbulluar për t'u ruajtur (për paratë). Para të vëna para të thata. Kishte florinj të vënë.
- 5. fig. Që është nxitur nga dikush kundër një tjetri, që është kurdisur nga të tjerët për të bërë një të keqe, i shtyrë. Njeri i vënë. Vrasës i vënë.