Jump to content

vëllazëroj

Nga Wiktionary

VËLLAZËROJ kal.

  • 1. Krijoj marrëdhënie vëllazërore ndërmjet dy a më shumë vetave, i afroj e i bëj si vëllezër; shuaj grindjet a luftërat vëllavrasëse ndërmjet dy palëve dhe u ushqej ndjenja vëllazërore për njëri-tjetrin; i pajtoj. Na vëllazëroi lufta e përbashkët. Na kanë vëllazëruar betejat klasore.
  • 2. jokal. vet. veta III bot. Nxjerr bisqe a filiza nga i njëjti vend, nxjerr vëllezër. Vëllazëron gruri (elbi, tërshëra, orizi). Vëllazërojnë të lashtat.