Jump to content

utopik

Nga Wiktionary

UTOPIK mb.

  • 1. Që mbështetet në idetë e utopizmit që ëndërron një rend shoqëror ideal pa u nisur nga shkenca mbi ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Ide utopike. Pikëpamje utopike. Socializëm utopik socializmi paramarksist; i cili kritikonte kapitalizmin, por nuk njihte ligjet e zhvillimit të shoqërisë, nuk e shihte proletariatin si forcë revolucionare dhe e quante të mundshëm krijimin e një shoqërie të përsosur pa luftë klasash, pa përmbysjen dhe shpronësimin e pronarëve me dhunë.
  • 2. Që është utopi, që nuk mund të arrihet në të vërtetë, që nuk i ka kushtet për t'u plotësuar, fantastik. Projekt utopik. Ide (mendime) utopike.
  • 3. let. Që paraqit një utopi. Vepër utopike. Roman utopik.