ushtarakisht

Nga Wiktionary

USHTARAKISHT ndajf.

  • 1. Në mënyrë ushtarake, siç e kërkojnë rregullat e ushtrisë. Nderon (përshëndet) ushtarakisht. Përgjigjet ushtarakisht. Paraqitet ushtarakisht.
  • 2. Nga ana ushtarake, nga pikëpamja ushtarake. I pavarur ushtarakisht. I fuqishëm ushtarakisht. Përgatitet (stërvitet, kalitet) ushtarakisht. Aftëson ushtarakisht. E mbron ushtarakisht. E përforcuan ushtarakisht.
  • 3. Me forcën e armëve, me trupa ushtarake. Ndërhynë ushtarakisht. E pushtoi ushtarakisht. E mbështeti (e përkrahu) ushtarakisht.
  • 4. Me shpirt luftarak e me disiplinë të lartë; me ritëm ushtarak; si ushtarët. Punon ushtarakisht.