ushtar
Appearance
USHTAR m.
- 1. I riu që kryen shërbimin ushtarak; ushtaraku më i thjeshtë. Ushtar i ri (i vjetër). Ushtar shembullor. Ushtar i thjeshtë. Ushtar i këmbësorisë (i artilerisë, i mbrojtjes, i gardës). Veshje (kapelë, kapotë) ushtari. Togë ushtarësh. Shkoi ushtar. E thërritën ushtar. U vesh ushtar.
- 2. Secili prej tetë gurëve të njëllojtë në lojën e shahut, që vihen përpara figurave. Ushtar i zi (i bardhë). Ushtar i lirë. Vendos ushtarët. Lëviz ushtarin. I mori (i hëngri) ushtarin.
- 3. lart. Luftëtar, mbrojtës i një çështjeje. Ushtar i revolucionit.