ushqimor

Nga Wiktionary

USHQIMOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me ushqimin, që lidhet me ushqimin, i ushqimit; që përmban ushqim, që shërben si ushqim; që përdoret në ushqim. Artikuj ushqimorë. Sende ushqimore. Lëndë ushqimore. Vajra (yndyra) ushqimore. Nevoja (kërkesa) ushqimore. Vlera ushqimore. Baza ushqimore. bujq. tërësia e ushqimeve që përgatiten për bagëtitë. Njësi ushqimore. bujq. vlera ushqyese që ka një kilogram elb ose tërshërë.
  • 2. Që përgatit dhe përpunon ushqime; që shërben për ruajtjen dhe për tregtimin, e ushqimeve; i ushqimeve. Industria ushqimore. Kombinat ushqimor. Fabrikë ushqimore. Ndërmarrje ushqimore. Dyqan ushqimor. Rezerva ushqimore.
  • 3. Që ka të bëjë me mënyrën se si ushqehet dikush, që lidhet me kërkesën për ushqim. Regjimi ushqimor.
  • 4. drejt. Që ka të bëjë me sigurimin e ushqimit e të mjeteve te jetesës për dikë. Detyrimi ushqimor. Pension ushqimor.