ushezë
Appearance
USHEZË f.
- 1. Kasolle e vogël që ndërton gjahtari me degë e me gjethe për t'u fshehur e për të pritur gjahun; pritë, pusi. Rri (struket) në ushezë. Zuri një ushezë. Qëlloi nga usheza. Doli nga usheza.
- 2. Pritë me thupra për të ndaluar ujin ose për t'i kthyer drejtimin. Ushezë me thupra. Hapi ushezën. Ndërtuan një ushezë.
- 3. Lloj koshi për peshkim, me të cilin mbyllin si pritë gjithë rrjedhën e ujit. Zënë peshk me ushezë.