Jump to content

urth

Nga Wiktionary

URTH I m. bot.

  • Shkurre kacavarëse, më kërcell të bardhë në të verdhë, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me bisht të gjatë me lule të vogla, të verdha në të blertë, që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet si bimë zbukuruese. E mbuloi urthi. Ngjitet si urth.

URTH II m.

  • 1. Sëmundje, e cila shkatërron, kallinjtë e të lashtave, duke bërë që kokrrat e tyre të zbuten e të mbushen me një pluhur të zi që mban erë të keqe. I ka rënë urthi. E prishi grurin urthi.
  • 2. mjek. Urdhje.

URTH III m.

  • Djegësira që ndiejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. Më djeg urthi. I vjen urth.