uror

Nga Wiktionary

UROR m.

  • Copë e vogël e një shufre çeliku, zakonisht në trajtë gjysmë rrethi me të cilën i biem gurit të zjarrit për të nxjerrë xixa. I bie me uror. Shkrep me uror.
  • Janë (shkojnë, venë) si eshka me urorin (me masatin) shih tek ESHK/Ë,~A. Janë gurë e uror shih te GUR,~I.