uroj

Nga Wiktionary

UROJ kal.

  • 1. I shpreh një dëshirë të mirë dikujt për të ardhmen ose me një rast, i dëshiroj diçka të mirë; përgëzoj dikë me një rast. I uroj lumturi (shëndet, gëzim). I uroi mirëseardhje. I uroi rrugë të mbarë. I uroj jetë të gjatë. I uroj ditë të bardhë. I uroj gjithë të mirat. U uron suksese (fitore)të reja. E uron nga zemra. E uroi me rastin e festës (me rastin e ditëlindjes, me rastin e martesës...). I uroj Vitin e Ri.
  • 2. bised. I jap uratën; bekoj.