urgjencë

Nga Wiktionary

URGJENCË f.

  • 1. Nevojë shumë e ngutshme dhe e domosdoshme; të qenët i ngutshëm; ngut. Punë me urgjencë. E çoi (e dërgoj e nisi) me urgjencë. E kërkoi me urgjencë.
  • 2. Ndihmë e shpejtë që i jepet një të sëmuri të sapoardhur; bised. vendi a salla ku jepet ndihma e shpejtë. Mjeku i urgjencës. Salla e urgjencës. Makina e urgjencës. E çoi (e shpuri) në urgjencë. Lajmëroi urgjencën.