Jump to content

urdhëroj

Nga Wiktionary

URDHËROJ kal.

  • 1. Jap një urdhër; kërkoj të bëhet diçka sipas një urdhri. Urdhëroi vartësit. Urdhërojnë nga lart. E urdhëroj të nisej (të fillonte punën...).
  • 2. bised. Jam në gjendje ta drejtoj diçka a dikë ose ta bëj të lëvizë a të veprojë sipas vullnetit tim. I urdhëron këmbët (duart, trupin). S'e urdhëroj dot makinën. S'i urdhëron dot fëmijët. S'e urdhëron dot veten.
  • 3. jokal. Vij te dikush (përdoret zakonisht kur i drejtohemi dikujt me nderim për ta ftuar të vijë diku). Urdhëroni brenda (këtej)! Na urdhëroni për darkë (për dasmë, për vizitë)! Na urdhëroni nga shtëpia! Na urdhëro sonte! Pse s'na urdhërove! Sonte do të urdhëroni nga ne. Mirë se na urdhërove! ur.
  • 4. jokal. bised. Dëshiroj, dua (kur i drejtohemi dikujt me nderim). Çfarë urdhëroni? Si të urdhëroni. Urdhëruat gjë?
  • 5. si pj. Përdoret (e shoqëruat me ndajfoljen «si» ) kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje e me nderim, për të pohuar diçka, për të shprehur miratimin a pëlqimin e plotë për ato që na thotë dikush ose për të shprehur gatishmërinë për atë që na ngarkohet. Si urdhëron, unë e bëra. Si urdhëron, ashtu është. Si urdhëron, po nisem. Si urdhëron! usht. përgjigje që i jap vartësi eprorit, për të treguar se ka marrë një urdhër dhe do ta zbatojë.