urdhër

Nga Wiktionary

URDHËR I m.

  • 1. Porosi me gojë ose me shkrim që jepet nga një organ më i lartë nga një përfaqësues i tij, nga një epror etj. dhe që duhet zbatuar pa kundërshtim; letra ku është shkruar kjo porosi. Urdhër i prerë (i rreptë, i padiskutueshëm). Urdhër i drejtë (i padrejtë). Urdhër i ministrisë (i komitetit ekzekutiv, i kryesisë, i drejtorisë). Urdhër i ministrit (i kryetarit, drejtorit, i përgjegjësit). Mori urdhër e urdhëruan. Jap urdhër urdhëroj. Bëri urdhër. bised. urdhëroi. Zbaton urdhrin. Shkel (thyen) urdhrin. Pres urdhër. Lëshoi një urdhër. Kam urdhër jam urdhëruar. Sipas urdhrit të dikujt. Me urdhër të dikujt. Jam nën urdhrat e dikujt jam i gatshëm të zbatoj çdo gjë që më ngarkohet nga dikush.
  • 2. usht. Detyra ose tërësia e detyrave që jep komanda a komandanti, të cilat duhet të kryhen nga vartësit pa asnjë kundërshtim; letra, ku janë shënuar këto detyra. Urdhri luftarak (i luftimit) tërësia e detyrave, që përcakton komandanti për të bërë një betejë. Urdhri i komandës. Urdhri i mësymjes. Urdhër dite. Zbaton urdhrin.
  • 3. Shkresë zyrtare, që i jepet dikujt për të filluar një punë. Urdhër pune.
  • Me urdhër të peshkut iron. shih te PESHK,~U.

URDHËR II m.

  • 1. Bashkësi e mbyllur fetare në gjirin e kishës katolike, anëtarët e së cilës jetojnë sipas dogmave të veçanta, sipas disa rregullave e shkallëzimeve të rrepta dhe zhvillojnë një veprimtari reaksionare të organizuar në shumë vende. Urdhri i jezuitëve (i françeskanëve, i dominikanëve). Anëtar (pjesëtar) i urdhrit. Hyri në një urdhër. I përket një urdhri.
  • 2. hist. Bashkësi ushtarako-fetare në mesjetë, e krijuar nga shtetet feudale e nga papa për qëllime pushtuese e grabitqare. Urdhri teuton. Urdhri i kryqtarëve.

URDHËR III m.

  • Shenjë e lartë nderi, që i jepet një kolektivi a një njeriu nga shteti për merita të veçanta në punë ose për vepra trimërie; guximi e heroizmi në luftë. Urdhër i lartë. Urdhër pune. Urdhër lufte. Urdhri i Flamurit. Urdhri i Lirisë. Urdhri i Skënderbeut. Urdhri i Punës i Klasit të Parë.