universitet

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

UNIVERSITET m.

  • 1. Shkollë e lartë që përfshin shumë fakultete, ku përgatiten specialistë për degë të ndryshme të shkencave shoqërore, natyrore e teknike dhe bëhen kërkime e studime shkencore; përmb. bised. studentët dhe punonjësit që bëjnë pjesë në të; ndërtesa e kësaj shkolle. Studentët (pedagogët, punonjësit) e universitetit. Diplomë universiteti. Godinë e universitetit. Sallat (auditorët) e universitetit. Laboratorët e universitetit. Mbaroi (kreu) universitetin. Hyri (u regjistrua) në universitet. Parakaloi universiteti.