universitar

Nga Wiktionary

UNIVERSITAR m.

  • Ai që ndjek mësimet në universitet, student i universitetit. Universitar i ditës (i mbrëmjes). Brigada e universitarëve. Godinat e universitarëve.

UNIVERSITAR mb.

  • 1. Që lidhet me universitetin, që i përket universitetit, i universitetit; që bëhet në universitet. Rinia universitare. Qendër universitare. Ndërtesë universitare. Bibliotekë universitare. Programet universitare. Tekst universitar. Studimet universitare. Botime universitare.
  • 2. Që lidhet me universitarët që ka të bëjë me universitarët, i universitarëve. Qytet universitar. Kampionat universitar.