universal

Nga Wiktionary

UNIVERSAL mb.

  • 1. Që përfshin gjithçka pa përjashtim, që ka të bëjë me gjithçka, i përgjithshëm i gjithësishëm. Ligj universal. Lidhje universale. Shkencë universale. Tërheqja universale tërheqja e trupave të gjithësisë nga njëri-tjetri. Sistem universal.
  • 2. Që ka vlerë të njëjtë për të gjithë, që ka rëndësi për të gjithë botën, botëror. Përvojë (e vërtetë) universale. Me rëndësi (me vlerë) universale. Kthesë universale. Forca universale e ideve.
  • 3. spec. Që kryen shumë punë ose veprime, që mund të përdoret për çdo punë ose në çdo vend. Makinë universale. Mulli universal. Gërshërë universale. Mjet universal. Çelës universal.
  • 4. Që është i aftë për të rrokur e për të kuptuar gjithçka, që ka njohuri të gjera për çdo fushë, i gjithanshëm. Njeri universal. Mendje universale.
  • Magazinë universale shih te MAGAZIN/Ë,~A 2.