ul

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

UL kal.

  • 1. E zbres nga lart poshtë, i pakësoj lartësinë; e vë të mbështetet diku, e zbres në tokë kund. ngre, çoj. Ul flamurin. Ul aeroplanin. Ul barrën (drutë, kovën). Ul vigun (tezgën). Ul shportën në shesh. Ul dorezën e telefonit. Ul përdhe (përtokë).
  • 2. Përkul teposhtë, anoj ose var pjerrtas; e drejtoj poshtë; kund. Ngre. Ul kokën. Ul kurrizin (shpatullat). Ul vetullat. Ul duart (krahët, grushtin). Ul degët. Ul strehën e kapelës. Ul sytë (vështrimin).
  • 3. E kaloj nga qëndrimi pingul në gjendje të shtrirë; e bëj të shtrihet teposhtë diçka që është e kapur nga njëra anë, lëshoj; kund. ngre, çoj. Ul kapakun. Ul perden. Ul jakën e palltos. Ul mëngët. Ul pëlhurat e barkës mbledh velat.
  • 4. E bëj të rrijë; të vë të rrijë diku. E uli në karrige (në tryezë). E uli në prehër. E uli në gjunjë. E uli në karrocë (në veturë). E uli pranë (afër) vetes.
  • 5. E bëj më të vogël, i pakësoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zvogëloj; kund. rrit; ngre. Ul temperaturën (shtypjen, trusninë). Ul ngarkesën. Ul fitilin. Ul çmimet. Ul shpenzimet (koston). Ul rrogën (pagesën). Ul qiranë. Ul shpejtësinë (ritmin). Ul prodhimin (rendimentin). Ul moshën. I ulën një notë (notën e sjelljes). Ia ulën dënimin.
  • 6. E bëj të ndriçojë ose të dëgjohet më pak, e bëj më të ulët, dobësoj. E uli dritën (llambën). E uli zërin. Ule pak radion!
  • 7. Pakësoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, e bëj të bjerë, i zvogëloj forcën e dobësoj. Ul forcën (vrullin). Ul ndjeshmërinë. Ul dhembjen. Ia uli inatin (zemërimin, gjakun).
  • 8. I pakësoj rëndësinë, cilësinë ose vlerën, e zbres në një shkallë më të ulët. E ka ulur stilin (mjeshtërinë). E ul nivelin e shfaqjes (e veprës).
  • 9. E zbres një shkallë më poshtë në detyrë ose në përgjegjësi. E ulën në detyrë (në përgjegjësi).
  • 10. I cenoj vetitë morale ose i zvogëloj meritat në sytë e të tjerëve; poshtëroj. Ul veten. Ul autoritetin (prestigjin). I ul nderin. E ul përpara të tjerëve (në sytë e botës).
  • Uli (dorëzoi, dha, hodhi, la, lëshoi) armët shih tek ARMË,~A. E uli bishtin thjeshtligj. hoqi dorë me turp nga kërkesat e tepruara, u tërhoq me turp; e uli hundën. Ul e ço (ngre) thotë vazhdimisht të njëjtën gjë. E uli flamurin hoqi dorë nga qëndresa, u dorëzua. I ka ulur flamurët libr. ka hequr dorë nga mendjemadhësia e nga krenaria e kotë, nuk mbahet më me të madh, i kanë rënë pendët. I uli (i ftohu, i shoi, i shtroi, i zbuti) gjakrat shih te GJAK,~U. E uli (e vuri) në gjunjë dikë shih te GJU,~RI. E uli hundën iron. shih te HUND/Ë,~A. S'e ul hundën keq. shih te HUND/Ë,~A. Uli kokën (kryet)
  • a) u nënshtrua, u përul;
  • b) u bind, u shtrua, nuk kundërshtoi;
  • c) e ndjen veten ngushtë; u turpërua
  • d) hoqi dorë nga mendjemadhësia ose krenaria e kotë. Nuk e ul (nuk e kërrus, nuk e përkul) kurrizin (shpinën) edhe poh. shih te KËRRUS. Ule (përkule) mesin! shih te MES,~I. I uli pendët (puplat) shih te PENDË, ~A. E uli (e shtroi) qafën (kurrizin) përb. shih te QAF/Ë, ~A. I uli ( vari) veshët shih te VESH,~I. Uli zërin (fjalët) nuk e kërkon më diçka më të madhe. Ia uli (ia zbuti) zërin e detyroi të bëjë lëshime, e detyroi të ulë kërkesat e veta. Uli kokën (kryet) në punë u shtrua mirë për të punuar, punoi pa fjalë, pa nxjerrë kërkesa të tepërta. Ka ulur pak hundën, por ka ngritur sqepin iron. s'ka hequr dorë nga krenaria e kotë, vazhdon të mbahet më të madh përpara të tjerëve.