ujdi
Appearance
UJDI f. bised.
- 1. Marrëveshje ndërmjet dy palëve për diçka me detyrime dhe me përfitime të dyanshme; kushtet e marrëveshjes ndërmjet dy palëve; të qenët në një mendje me dikë për diçka. Ujdi e re. Ujdi tregtare. Ujdi diplomatike. keq. Një ujdi të plotë. Rruga e ujdisë. Lidhën (bënë) një ujdi. Arritën në ujdi. Hynë në ujdi. Ra në ujdi me dikë u mor vesh me dikë, hyri në marrëveshje.
- 2. Përshtatje me diçka, tjetër, përputhje. Janë (shkojnë) në ujdi njëra me tjetrën.
- 3. Të shkuarit mirë me njëri-tjetrin, harmoni. Shkojnë në ujdi me njëri-tjetrin.
- E vuri në ujdi diçka e rregulloi, e vuri për fije.