Jump to content

ububu

Nga Wiktionary

UBUBU pasth.

  • 1. Përdoret kur shprehim shqetësim a frikë përpara një të keqeje ose kur shprehim një dhembje. Ububu, ai i mjeri! Ububu, ç'e gjeti! Ububu, sa më dhemb!
  • 2. si em. f. zakon. ~,~ TË. Shprehje shqetësimi a frike, duke bërë «ububu». Lëri ububutë! Nuk ndreqet puna me ububu. Nuk shkohet jeta me ahe e me ububu. S'e kam me ububu është diçka që nuk më shqetëson thellë, edhe po të mos bëhet nuk prish shumë punë.