tutje
Appearance
TUTJE
- I. ndajf.
- 1. Në një vend të largët, larg, atje tej; kund. këtu. Atje tutje duket një njeri. Po vjen dikush që tutje. Nuk shoh tutje. E gjeta tutje. Të pashë që tutje.
- 2. Larg a përtej vendit ku jemi, në një vend pak më tej; aty pranë, matanë; në drejtimin që largohet nga ne; kund. tëhu. Shko (shtyhu) tutje. Bëj (më) tutje! largohu. Hiqu tutje! Ikë tutje! Aty është një bregore; më tutje ka një lumë.
- 3. Larg, jo pranë. Plehrat hidhi tutje nga shtëpia. «Tutje nga unë» thua ti?! Qëndroji tutje atij! Mos më rri tutje, afrohu!
- 4. Në vijim, më pas, më tej (zakonisht me parafjalën më). S'e ndjek më tutje. Më tutje theksoi se... S'i vijon më tutje? Më tutje s'di gjë. Ç'do të bëjmë më tutje?
- 5. Në kohën që vjen pas çastit kur flasim ose pas një çasti të caktuar; më pas, më tej, më vonë, pas ca kohësh, pastaj. Tashti e tutje. Këtej e tutje. Që sot e tutje. Të shohim më tutje.
- 6. Në një vend afër një vendi tjetër, rreth atij vendi; në një kohë afër një kohe tjetër në të ardhmen, rreth asaj kohe. Tutje nga lumi. Tutje nga bregu i detit. Tutje nga bostanet. Tutje nga behari (nga dimri). Tutje nga maji (nga gushti). Tutje nga darka. Tutje nga të korrat. Tutje nga fundi i vitit. Tutje nga e shtuna.
- 7. përd. kallëzues. Qëndro larg!, largohu!, ruhu! Tutje nga sherri! Tutje nga të këqijtë! Tutje nga ai! Tutje, mos iu afro!
- II. parafj. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore për të treguar se diçka është, ndodh a bëhet larg, tej ose matanë vendit të shënuar nga emri; përtej. Tutje malit. Tutje lumit. Tutje pyllit.
- E hodhi tutje diçka nuk e pranoi në asnjë mënyrë, e hodhi poshtë. Ik, or, tutje!
- a) m'u hiq qafe!, m'u largo se s'ta kam ngenë!, mbushu që këtej!;
- b) me gjithë mend e ke?!, luaj vendit! S'është as për tutje as për tehu s'është për gjë, s'të mbaron asnjë punë, as qan as qesh. Nuk sheh më tutje (më larg) se hunda e vet shih te HUND/Ë,~A.