turrem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TURREM vetv.

  • 1. Vërsulem me të shpejtë drejt dikujt a drejt diçkaje, hidhem me vrull mbi dikë a mbi diçka; marr hov e lëshohem me vrap përpara, sulem; vete me vrap diku. Iu turrën qentë. Turrem me vrap (me të shpejtë). Fëmijët u turrën në det. Çeta u turr mbi armikun. Iu turr përsipër. Iu turr nga prapa. U turr në mes të flakëve. U turr ta shpëtonte. Turru deri te vëllai e shiko a është aty! U turrën tërë njerëzit në sheshin e fshatit.
  • 2. fig. I sulem dikujt me fjalë a me kërcënime, i vërsulem, e sulmoj. Iu turr me fjalë. Iu turr me zemërim (me tërbim). Mos m'u turr mua për këtë!
  • 3. vet. veta. III fig. Vjen me vrull e me kërcënim, na sulmon e na rrezikon. Po u turret një rrezik i madh.