Jump to content

turpëroj

Nga Wiktionary

TURPËROJ kal.

  • 1. E bëj turp dikë, i ngjall turpin me diçka të pahijshme a të pandershme; i nxij faqen; e fyej dikë përpara të tjerëve, e bëj që ta tallin të tjerët; bëj që të druhet para të tjerëve. Turpëroi familjen (prindërit, vëllezërit, motrat). Mos na turpëro! Nuk na turpëron djali. E turpëroi në sy të të gjithëve.
  • 2. I marr nderin, e çnderoj, e dhunoj, e përdhunoj. Deshi ta turpëronte. U hodhën nga shkëmbi, që të mos i turpëronin.