turne
Appearance
TURNE m.
- 1. Udhëtim i gjatë në disa vende me radhë, që bëhet sipas një rrugëtimi të vendosur që më parë dhe për qëllime të caktuara; udhëtimi në disa vende njëri pas tjetri i një trupe teatrale, i një ansambli artistik, i një artisti etj. për të dhënë shfaqje. Turne artistik. Turneu i parë (i fundit). Gjatë turneut. Bëri një turne. U kthye nga turneu.
- 2. sport. Garë e gjatë sportive, që zhvillohet ndërmjet disa pjesëmarrësve sipas një radhe të caktuar që më parë. Turne ballkanik (ndërkombëtar). Turne miqësor. Turneu i shahut (i basketbollit, i futbollit). U nis për një turne.