turjelë
Appearance
TURJELË f.
- 1. Vegël për të hapur vrima në dru e në metale e në sende të tjera të forta, që përbëhet nga një shufër çeliku, zakonisht e përdredhur rreth vetes, me vjaska të thella e me majë të mprehtë dhe që rrotullohet me anë të një doreze ose me makinë. Turjelë e madhe. Turjelë dore. Turjelë druri (hekuri). Turjela e sondës. Makinë me turjelë. Shpoj (hap) vrima me turjelë. Iu ngul si turjelë.
- 2. Vegël dore e vogël, që përbëhet nga një tel i spërdredhur ose nga një shufër metali me vjaska e nga një dorezë dhe që përdoret për të nxjerrë tapat e shisheve; nxjerrëse tapash. E nxori tapën me turjelë.
- 3. fig. keq. Njeri që kërkon të mësojë çdo gjë me hollësi ai që zhbiron e mundohet të zbulojë çdo të fshehtë, zhbirues, biramel. Është një turjelë ai!