Jump to content

turbullt

Nga Wiktionary

TURBULLT mb.

  • 1. Që ka brenda lëndë të tjera jo të pastra ose diçka të trashë që nuk është i kthjellët dhe i tejdukshëm jo i kulluar (për ujin a për një lëng tjetër); kund. kulluar; i kulluar; i qartë. Ujë i turbullt. Verë (raki) e turbullt. Gjak i turbullt. Lumë i turbullt.
  • 2. Që është me re a me mjegull, i trazuar, i vrenjtur (për qiellin për motin). Qielli i i turbullt. Kohë e turbullt. Mot i turbullt. Ditë e turbullt.
  • 3. Që nuk duket qartë, jo i kthjellët, jo i kulluar; kund. i qartë. Dritë e turbullt. Figurë (fotografi) e turbullt. Pamje e turbullt.
  • 4. Që nuk dëgjohet mirë, jo i qartë; që nuk shqiptohet me tinguj të dallueshëm; kund. i kthjellët. Zë i turbullt. Shqiptim i turbullt.
  • 5. fig. Që është i errët dhe i paqartë, jo i kthjellët; që të trazon pa e kuptuar mirë e nuk të lë të qetë. Kujtim i turbullt. Mendim i turbullt. Ndjenjë e turbullt.
  • 6. fig. I shqetësuar, pa e pasur të qartë ç'të bëjë. Ishte në gjendje shpirtërore të turbullt.
  • 7. fig. Që shpreh zemërim, i zymtë, i ngrysur. Vështrim (shikim) i turbullt.
  • 8. I mbushur me trazira, i pasigurt, i pështjelluar. Gjendje e turbullt.
  • 9. fig. I paqartë, që s'njihet a s'dihet mirë, i dyshimtë. Në rrethana të turbullta. Mbeti e turbullt për mua.
  • Peshkon në ujë të turbullt (në ujëra të turbullta) keq. shih te PESHKOJ.