turbullirë

Nga Wiktionary

TURBULLIRË f.

  • 1. Të qenët i turbullt; pjesa e turbull e ujit a e një lëngu tjetër, ujë i turbullt a diçka tjetër e turbullt; lluburdinë. Kulloi turbullira në fund. Kanë rënë turbullirat e lumit. Ajo ishte turbullirë, jo raki. I iku turbullira u kthjellua.
  • 2. Kohë e keqe me re a me mjegull, kohë e trazuar, kohë e turbullt. Ka qenë turbullirë sot. Tërë javën turbullirë ka bërë.
  • 3. Gjë e paqartë, diçka që mezi duket, diçka e turbullt: Dukej një si turbullirë atje tutje.
  • 4. fill. Gjendje shpirtërore e shqetësuar, mungesë qetësie shpirtërore; gjendje e qetësuar e organizmit kur nuk flemë mirë, kur nuk hamë me rregull, kur jemi të sëmurë etj.; çrregullim në një organ të trupit. Turbullirë nervore (mendore). Turbullirë në të parë. Kam një turbullirë në stomak.
  • 5. kryes. fill. Lëvizje e paorganizuar e masave a e një grupi të veçantë, që bëhet për të shprehur pakënaqësinë ndaj regjimit në fuqi dhe që sjell pështjellim; trazirë. Turbullira politike. Turbullira të brendshme (të reja). Periudhë me turbullira. Bënë (shkaktuan) turbullira.
  • 6. fig. Rrëmujë, çrregullim me zhurmë. U bë pak turbullirë në klasë. Bëri turbullirë.