tumbë
Appearance
TUMBË f.
- 1. Tufë.
- 2. Xhufkë. Festë me tumbë. Xhokë me tumba.
- 3. Majë e zhveshur e një mali ose e një kodre; maja më e lartë e një mali ose e një kodre; vend i ngritur si kodër, breg, sukë. Tumbë rëre. Tumbë e mbuluar me bar. U ngjit në tumbë. Vështronte nga tumba.
- 4. Grumbull drurësh njëri tjetrit që duken si një bregore. Tumbë arrash (lisash, ahesh). Tumba e ullishtës. Tumba shtogjesh. U futën në mes të një tumbe.
- 5. Deng duhani prej katër a pesë vargjesh. E bënë duhanin tumbë.
- 6. Grumbull. Tumbë resh. Tumbë karkalecash. Tumbë milingonash.