Jump to content

tufë

Nga Wiktionary

TUFË f.

  • 1. Grup njerëzish a kafshësh, grumbull kafshësh që jetojnë e ushqehen së bashku, kope. Tufë kolektive. Tufë djemsh (grash, vajzash). Tufë fëmijësh. Tufë bagëtish (dhensh, dhish). Tufë shpendësh (zogjsh, pulash, rosash). Tufa e lopëve (e kuajve). Kullotin tufat. Vuri tufën përpara. U nda nga tufa.
  • 2. Tërësi sendesh të hedhura njëri mbi tjetrin pa rregull; grup sendesh njëri pranë tjetrit, grumbull gjërash. Tufë gazetash (revistash). Tufë letrash (shkresash). Tufë lekësh. Tufë resh.
  • 3. Një dorë lulesh të këputura me bisht dhe të lidhura a të mbështjella së bashku. Tufë me lule. Tufë trëndafilash (zambakësh). Bëri një tufë me manushaqe.
  • 4. Disa gjëra të një lloji, të lidhura së bashku; grumbull fijesh, fletësh, kërcejsh etj. që mbahen në dorë a lidhen së bashku. Tufë bari. Tufë gruri (thekre). Tufë kallinjsh. Tufë qepësh (hudhrash). Tufa preshi (spinaqi). Një tufë karotash. Tufë flokësh. Tufë çelësash.
  • 5. Tufëz, xhufkë. Tufë misri lulja e misrit.
  • 6. Shumicë. Janë një tufë në shtëpi. Kishte një tufë fëmijë. Ishin bërë një tufë.
  • 7. fiz., gjeom. Grumbull drejtëzash ose rrezesh që dalin nga një pikë a nga një burim dhe që zgjaten në një drejtim të caktuar. Tufë drejtëzash. Tufë drite. Tufë rrezesh.
  • 8. përd. ndajf. Së bashku, në grumbuj të dendur, grumbull. Nxënësit dilnin në tufë. Lulet kishin çelur tufë.
  • E ka mendjen në tufë të festes është shumë mendjelehtë, e ka mendjen në majë të kokës.