Jump to content

trumë

Nga Wiktionary

TRUMË f.

  • 1. Grup njerëzish a kafshësh, shumicë qeniesh në grup; tufë, grumbull. Trumë fëmijësh. Trumë pulash (zogjsh). Ka një trumë fëmijë.
  • 2. Erë e fortë, stuhi.
  • 3. përd. ndajf. Në grup, mbledhur në një grup; grumbull mbledhur në një vend; lëmsh. Ecin (fluturojnë, rrinë) trumë. Erdhën top e trumë erdhën të gjithë së bashku, erdhën njësh, tok. Ishin mbledhur trumë. E bëjmë mishin trumë. Mbeti trumë në vend.