Jump to content

tru

Nga Wiktionary

TRU m. anat.

  • 1. Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve e të kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë, me ngjyrë të bardheme, e cila mbush kafkën dhe është e mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme; organi i të menduarit te njeriu. Truri i madh. Truri i vogël. Truri i përparmë. Truri i mesëm. Truri i pasmë. Cipa e trurit. Korja (lëvorja) e trurit. Tronditje në tru.
  • 2. fig. Pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit; aftësia mendore për të gjykuar, për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin që na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me tru me aftësi mendore të mëdha. Me tru e me zemër me mendje e me zemër; punon truri. Më shastisi (më çau, më plasi, më thartoi) trutë më mërziti aq shumë sa nuk e duroj dot më. I mbiu ( i ra) në tru iu ngul në mendje. I shkrepi (i erdhi) në tru një mendim. Çlodh trutë çlodhem pas një lodhjeje mendore, pushoj mendërisht. Iu ngulit në tru. Ia futi në tru. Po vriste trutë. Çalon nga trutë. E kanë lënë trutë. S'i pret truri. I pjell truri. Më iku nga trutë. I lëshon truri harron shumë. Shtrydh trutë shtrydh mendjen. Mbledh trutë mbledh mendjen, vij në vete. Të than trurin të mpin mendimin. Më ziejnë (më vlojnë) trutë më zien mendja. I kanë zënë trutë ndryshk s'mban dot mend; s'i hyn në kokë. I janë bërë trutë çorbë i është bërë mendja çorbë i ka trutë në fund të këmbëve është budalla, është pa tru; është shumë mendjelehtë.
  • 3. gjell. Gjellë e përgatitur me lëndën që mbush kafkën e disa kafshëve. Tru të ziera (të fërguara). Tru viçi (lope, qengj).
  • 4. fig. Organ qendror që udhëheq a që drejton veprimtarinë e një vendi, të një organizate, të një klase etj.; njeri me aftësi të madhe mendore; kreu. Truri i klasës punëtore.
  • U bë tru diçka zjeu shumë, u bë si pelte. I ra në tru
  • a) u trullos, e zuri rakia, vera etj., i ra në kokë;
  • b) e magjepsi, ia mori mendjen dikush a diçka e bukur. I dalshin trutë! mallk. u çmendtë, i plastë koka! I dolën (i plasën) trutë
  • a) u lodh shumë nga një punë e rëndë mendore; ka studiuar jashtë mase;
  • b) plasi duke i folur dikujt, duke e këshilluar etj. Ia derdhi trutë dikujt. thjeshtligj. shih te DERDH. Iu derdhën trutë dikujt thjeshtligj., shih te DERDHEM. Të fluturojnë trutë (të fluturon koka) shih te FLUTUROJ; I grinden trutë dikujt shih te GRINDEM. I hapi trutë, (kokën) dikujt shih te HAP. M'u hapën trutë më dhemb koka shumë, kam dhembje të madhe koke; i hekurosi trutë thjeshtligj. e shtypi, e bëri petë. I hipi (i kërceu) në tru (në kokë) diçka (për të bërë diçka) shih te HIPI. Nuk i hyn në tru nuk e kupton dot, nuk e merr vesh. S'ka tru s'është i zgjuar. Iu kalbën trutë shih te KALBEM. I këndoi në tru tall. u çmend. Të kripsha trutë (mendjen)! shih te KRIP. Mbështilli (mbilli) trutë (mendtë)! shih te MEND,~TË. I mbushi trutë (e mbushi kokën) shih te MBUSH. I janë mykur trutë ka mbetur prapa botës në mendime. I ndezi trutë dikush shih te NDEZ. Ia nxori (ia qiti) trutë (mendtë) dikujt shih te MEND,~TË. Ia përsheshën trutë dikujt mospërf. ia derdhën trutë, e vranë duke i çarë kokën. Ka rrjedhur nga trutë ( nga mendtë, nga mendja) shih te RRJEDH 13. I shkanë (i kanë shkarë) trutë diku shih te SHKAS. I shkrëndur nga trutë shih te SHKRËNDUR (i,e). I janë tharë (i janë rrudhur) trutë dikujt. përb. shih te THAHEM. I janë thartuar (i janë uthulluar) trutë nuk është në gjendje të mendojë e të gjykojë qartë. Ia thau trutë dikujt shih te THAJ. Ia zbrazi trutë thjeshtligj. shih te ZBRAZ. Iu bënë trutë ciknë shih te CIKN/Ë,~A. I kanë rënë trutë në qafë mospërf. nuk është në gjendje të mendojë e të arsyetojë qartë; është shushatur. I kanë hequr (i kanë shtënë) trutë e gomarit shih te GOMAR, ~I. I ka hime trutë (mendtë) shih te HIME,~T. I hipi (i kërceu) gjaku në tru (në kokë) shih te GJAK, ~U I. Ia hodhi trutë në erë keq. shih tek ER/Ë, ~A. I ikën trutë (e kokës)
  • a) u shqetësua shumë nga një e keqe e madhe; u bë si i çmendur;
  • b) e humbi arsyen, e lanë mendtë. I kërcyen trutë në kokë keq. shih te KOK/Ë, ~A. I ka lëpirë lopa trutë (mendtë) dikujt tall. shih te LËPIJ. Ia ka shkundur era trutë shih te SHKUND. Vuan nga trutë e kokës është vetë fajtor, vuan për mendtë e veta. Lima e butë të ha trutë fj. u. shih te LIM/Ë, ~A. Është për t'ia gërryer trutë me kazmë dikush, s'ka fare tru në kokë, është shumë i trashë nga mendja. Truri elektronik tek. Aparat elektronik që kryen veprime të ndërlikuara, sipas një programi të caktuar. Vetia plastike e trurit psikol. shih te PLASTIK, ~Ë.