tronditem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TRONDITEM vetv.

  • 1. Tundem e lëkundem fort e zakonisht disa herë sa nga njëra anë në anën tjetër, sa para prapa ose sa lart poshtë, tundem me forcë. Tronditej në qerre.
  • 2. fig. Vuaj shumë shpirtërisht nga një e keqe e madhe; nga një lajm i keq e i papritur, nga fjalët e hidhura që më thotë dikush etj., më pushton një dhembje e madhe shpirtërore, prekem thellë, turbullohem, shqetësohem shumë. I është tronditur zemra (shpirti). Mos u trondit!
  • 3. vet. veta III fig. Lëkundet; prishet; shkatërrohet, merr të tatëpjetën. U tronditën marrëdhëniet bashkëshortore. Iu trondit mjaft shëndeti.
  • 4. Pës. e TRONDIT.