Jump to content

trondit

Nga Wiktionary

TRONDIT kal

  • 1. E tund dhe e lëkund me forcë e zakonisht disa herë sa nga një anë në anën tjetër, sa para prapa ose sa lart poshtë e tund me forcë që nga themelet. Treni (makina) e tronditi shumë gjatë rrugës. Tërmeti i tronditi shtëpitë. Një zhurmë e fortë i tronditi xhamat. Më tronditi kokën (zorrët).
  • 2. fig. E bëj dikë të vuajë shumë shpirtërisht, duke i shkaktuar një të keqe të madhe, duke i dhënë në një lajm të keq e të papritur, duke i thënë fjalë të hidhura etj.; i shkaktoj dikujt një dhembje të madhe shpirtërore; e prek, e turbulloj, e shqetësoj shumë. E tronditi nënën (familjen). Vdekja e të birit e tronditi shumë.
  • 3. fig. Lëkund; prish, shkatërroj, i jap të tatëpjetën. Fitorja e revolucionit e tronditi nga themelet botën e vjetër.