trokëllimë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TROKËLLIMË f.

  • 1. Zhurmë a krismë e shkurtër dhe e rregullt, që dëgjohet sidomos kur godasim diçka, kur kërcet një send ose kur përplaset me diçka tjetër. Trokëllima e derës. Trokëllima e zileve. Trokëllima e gotave. Trokëllima e rrotave. U dëgjua një trokëllimë në dritare.
  • 2. Zhurma e rregullt karakteristike e kalit në të ecur; zhurma e hapave në dysheme, në rrugë etj.; trok. Trokëllima e potkonjve. Trokëllima e kuajve. Trokëllima e këpucëve (e tokave). Trokëllimë hapash.